Java e 16-të e kampionatit “Kategoria e Parë” do të luhet këtë fundjavë. 5 nga takimet do të luhen ditën e shtunë, ndërsa takimi përmbyllës i javës së 16-të mes Lushnjes dhe Besës do të luhet të dielën në orën 13:30.
Të shtunën, të gjitha takimet do të luhen në ora 13:30. Laçi do të përballet me Skënderbeun në shtëpi, ndërsa Pogradeci pret Kukësin.
Nga ana tjetër, Kastrioti do të luajë në transfertën e Burrelit ndërsa Iliria do të përballet me Luftëtarin.
Në takimin tjetër të së shtunës, Apolonia pret Korabin.
Java 16
KF Laçi – Skënderbeu, 13.12.2025, ora 13:30
Pogradeci – Kukësi, 13.12.2025, ora 13:30
Iliria – AF Luftëtari, 13.12.2025, ora 13:30
Burreli – Kastrioti, 13.12.2025, ora 13:30
Apolonia – Korabi, 13.12.2025, ora 13:30
Lushnja – Besa, 14.12.2025, ora 13:30
