Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U parashikua tërheqje muskulore, por rezultatet e skanimit TREMBIN për Nedim Bajramin  

Shkruar nga NEWSPORT
U parashikua tërheqje muskulore, por rezultatet e skanimit TREMBIN për
Sylvinho dhe Nedim Bajrami i dëmtuar te Rangers

Në ndeshjen e javës së 16-të të Premiership-it skocez mes Kilmarnock dhe Rangers e përfunduar 1 – 3, sulmuesi i Kombëtares Nedim Bajrami rezistoi në fushë vetëm 21 minuta, duke u zëvendësuar.

Fillimisht u mendua se shqiptari kishte tërheqje muskulore, por situata është më e keqe. Sipas raportimeve të gazetarit nga Glasgou Joshua Barrier, Bajrami iu nënshtrua një skanimi më të qartë dhe rezultati është dëmtim muskulor.

Ende nuk ka një datë të saktë rikthimi, por është gati e pamundur që 26-vjeçari të jetë më në dispozicion për këtë vit kalendarik te Rangers, marrë shkas nga shkalla e problemit fizik.

Vlen të përmendet se para dëmtimit, Bajrami ishte rikthyer titullar dhe kishte fituar besimin e trajnerit Danny Rohl me gola dhe paraqitje pozitive.  

  

Poll

Lexo gjithashtu