Karim Coulibaly
Igli Tare ka piketuar një tjetër mbrojtës për të përforcuar Milanin. Bëhet fjalë për Karim Coulibaly, 18-vjeçarin i cili momentalisht luan me Werder Bremen në Bundesligën gjermane.
Megjithatë, Milani dhe drejtori shqiptar s’do ta kenë aspak të lehtë. Kjo për shkak se në “luftë” për shërbimet e talentit nga Bregu i Fildishtë por që përfaqëson kombëtaren e Gjermanisë, janë edhe Juventusi me Interin.
Ndërkohë që vlera e Coulibaly është 8 milionë euro, një shumë e përballueshme dhe të cilën Tare po e përgatit për ta ofruar. Kontrata e mbrojtësit me Bremen përfundon në qershor të vitit 2029.
Poll
