Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Kristjan Asllani “shpëton” nga shkarkimi trajnerin e Torinos, shqiptari ndër më të mirët në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kristjan Asllani “shpëton” nga shkarkimi trajnerin e
Torino

Pas 6 ndeshjesh pa fitore në Serie A, ekipi i Torinos i ka dhënë fund “thatësirës” në rezultate. “Demat” arritën të mposhtnin në shtëpi Cremonesen, 1 – 0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Vlasic në minutën e 27.

Mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani ishte në fushë për 90 minuta, ndërsa zhvilloi paraqitje mbereslënëse. Edhe pse 23-vjeçari kuqezi nuk kontriboi në gol, dhuroi statistika bindëse, e përkthyer me 83% saktësia e pasimeve, 1 goditje e bllokuar, 2 pastrime të zonës, 5 nga 5 duele të fituara në fushë, 69 prekje të topit, i vlerësuar me notën 7.9 sipas “Transfermarkt”.

Trajneri i Torinos Marco Baroni, rrezikonte shkarkimin në rast humbje, por që ka “shpëtuar” përkohësisht. Pas 15 javësh në kampionatin italianë, torinezët grumbullojnë 17 pikë, pozicioni i 12 në tabelë.  

VIDEO/ Kristjan Asllani “shpëton” nga shkarkimi trajnerin e
Statistikat e Asllanit ndaj Cremoneses

   

Poll

Lexo gjithashtu