Luka Modric
Mesfushori i Milan, Luka Modric ka folur së fundmi për aventurën e tij në Itali. 40-vjeçari ka treguar se ndihet mjaft mirë me fanellën e kuqezinjve, duke theksuar se po argëtohet në maksimum.
Ndër të tjera, mesfushori ka thënë se Milan, klubi ku aktivizohet momentalisht është një nga të preferuarit. Ai thekson se ka qenë një ëndërr që në fëmijëri që të luante për “Djallin”.
“Unë ndihem mirë. Më pëlqen ajo që bëj. Ndihem mirë si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Po argëtohem dhe gjithçka po shkon mirë. Shpresoj që të vazhdoj kështu. Po bëj një punë të mirë me Milanin, një nga klubet e mi të preferuar. Që fëmijë ëndërroja të luaja për këtë skuadër të madhe”, është shprehur 40 vjeçari kroat.
Poll
