Milan është në kërkim të një qendërmbrojtësi, për të përforcuar akoma më shumë prapavijën, e cila shpeshherë “fut ujë”. Në këto kushte, Igli Tare ka nisur nga puna dhe ka “piketuar” të preferuarin.
Bëhet fjalë për mbrojtësit boshnjak, Tarik Muharemovic, i cili momentalisht aktivizohet me Sassuolon në Serie A. 22-vjeçari po kalon formën e jetës këtë sezon, duke rënë në sy me performancat e tij.
Kështu, Igli Tare po përgatitet për ta transferuar te Milan, por gara është e ashpër, me Napolin dhe Bolognan që janë gjithashtu të interesuara.
Vlera e Muharemovic momentalisht është 7 milionë euro, ndërsa kontrata e tij me Sassuolon përfundon në verën e vitit 2031. Kështu që, klub italian s’e lëshon pa të paktën 35-40 milionë euro.
Kujtojmë se 22-vjeçari ka qenë më parë pjesë e Juventus U19 dhe Juventus Next Gen, duke dështuar e mos arritur të debutojë për ekipin A.
