
Shumë herë arrini të keni rezultata të kënaqura për sa i përket stërvitjes në palestër, mirëpo shpesh shumë njerëz gabojnë te ushqimet që ata zgjedhin të konsumojnë pas palestrës. Është shumë e nevojshme që një vakt të jetë menjëherë pas stërvitjes, pasi muskuli në atë kohë arrin t'i përthithë siç duhet proteinat e ushqimit. Ja disa nga ushqimet që mund të konsumojmë menjëherë pas ushtrimit në palestër janë avokado, mandarinat, bajamet, tërshëra, kosi, mishi (fileto pule ose peshku), lakra e gjelbër, vezë etj.
Të gjitha ushqimet e sipërpërmendura janë të nevojshme pasi përmbajnë sasi të ndryshme proteinash, fibrash dhe vitaminash. Por sigurisht në konsumimin e tyre nuk duhet tepruar.
Poll