Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FITNESS

“Zysha këtu, zysha atje”, njihuni me rekordmenen e atletikës shqiptare që ka zgjedhur të bëjë “telef” nga shtëpitë e tyre të apasionuarit e fitnessit

Shkruar nga NEWSPORT
“Zysha këtu, zysha atje”, njihuni me rekordmenen e

Të gjithë e njohin fizikisht, por pjesa dërrmuese me siguri nuk ia dijnë emrin “Zyshës”. Kjo për vetë faktin sepse asaj s’i pëlqen të flasë me “unë, unë, unë”, por me punë. Bëhet fjalë për Rudina Xhajën, kampionen dhe rekordmenen e atletikës shqiptare. Për 26 vite me radhë ka qenë rekordmbajtësja në garat 100 metra me kohën 11”7.  

Ndërsa atletika është një sport më shumë në vitrinën e trofeve të saj dhe sigurisht një kujtim me të cilin jeton, prej disa vitesh ajo ka një mision të vështirë: Të mësojë dhe të përafrojë me fizikun e saj shumë të rinj e të reja të apasionuar pas fitnesit. Për herë të parë në Shqipëri ka futur “Functional Training” që konsiston në një stërvitje me mjete të vogla, si gira, llastiqe etj.

Në këto ditë të vështira ku të gjithë shqiptarët janë mbyllur në shtëpi prej Coronavirusit, “Zysha” s’mund t’i lërë të qëndrojnë kot nxënësit e saj dhe jo vetëm. Kushdo që preferon të stërvitet me të, ajo s’i mbyll derën në këtë ditë, përkundrazi “Bujrum”. Tip mjaft dinamik, shpesh herë edhe ekspresive. Në krah të saj, si partner stërvitje ka një njeri që ka kontribuar në futbollin shqiptar, Roland Peqinin. I detyruar të heqë dorë në moshë të re nga futbolli, tashmë të dy së bashku kanë ndërthurur eksperiencën e Rudit si atlete dhe njohurive të saj në Fitnes, me atë të ish-mbrojtësit elbasanas.

“Zysha këtu, zysha atje”, eh sa shumë punë për vajzën kryeqytetase, por gjithmonë gati për të mos iu lënë në “baltë” në këtë periudhë të vështirë të Coronavirusit. Për të sporti është jeta dhe jeta s’ka asnjë çmim. Ndaj dhe stërvitja me Xhajën, është ashtu si jeta, falas për të gjithë nga shtëpia e gjithësecilit. /Retin TOKA/

Tags:

FITNESS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga