
Silvana Delija, trajnerja personale e njëkohësisht Bodybuilder, ka folur për jetën e saj brenda dhe jashtë mureve të palestrës.
Në një intervistë për Euronews ajo ka zbuluar se ka vendosur që të mos bëhet nënë me qëllim që të arrijë trupin perfekt.
Silvana tha se është shumë e vështirë që dikush jashtë palestrës të bëhej partneri i saj në jetë, për këtë arsye, Emiliano, trajneri i saj është edhe partneri perfekt, pasi bashkë kanë rënë në kompromis që të mos kenë fëmijë, deri në momentin që ajo të arrijë qëllimin final në bodybuilding: të marrë kartën e profesionistit.
“Kur fokusohesh tek ky sport do bësh disa kompromise me jetën. I pari kompromis është që pa arritur qëllimin tënd nuk mund të bësh fëmijë. Nëse i futesh këtij sporti, duhet të arrish qëllimin, nuk mund të ndalesh, të bësh fëmijë dhe pastaj të rifillosh sërish, pasi humbet pikë. Bën 9 muaj regres. Këtë gjë ta pranon një djalë që e njehe këtë sport, ne jemi të dy që merremi me këtë sport dhe kuptohemi në këtë pikë”, tha Silvana.