
Eranda Shuaipi shkruan emrin e saj me të arta në kampionatin e Bodybuilding. Kampionia e Shqipërisë 2014-2015 ka arritur të zërë vendin e tretë në kategorinë Bikini Fitness në garën ndërkombëtare "Grand Prix Due Torri" që u zhvillua në datën 2 nëntor të 2019-tës.
Format e jashtëzakonshme nderuan sportisten tonë e cila arriti të ngjitej në podium. Edhe pse mbështetja për këtë sport në vend mungon, ashtu si peshëngritja, sportistët e tij po tregojnë se Ministria e Sporteve duhet t'i kthejë sytë edhe nga muskujt e tyre, për të kontribuar në zhvillimin dhe mbështetjen e tyre.
Poll