
Ish-boksieri i famshëm, Mohamed Ali ka deklaruar kohë më parë se s'bënte seks pasi e ndihmonte atë që të kishte një performancë më të mirë në ndeshjet e tij. Të njëjtin mendim e kanë ndarë edhe shumë trajnerë nëpër botë.
Studimi i ri i Universitetit të Georgias në Amerikë i është përgjigjur pikërisht kësaj pyetje. Më shumë se 100 vullnetarë u testuan në rastet ku ata kishin bërë seks një natë më parë. Pjesëmarrësit duhet të bënin disa ushtrime si pompa, vrapime, test refleksi si dhe test fuqie.
Sipas rezultateve nuk kishte asnjë ndryshim konkret në performancën e tyre në ditët kur ata kishin bërë seks apo në ditët kur s'kishin bërë. Madje rrahjet e zemrës ishin më të ulta kur ata stërviteshin pasi kishin bërë seks një natë më parë.
Ky studim është vënë shumë në diskutim dhe ka ngjallur interes për të zhvilluar më tej studimet rreth kësaj teme që i intereson të gjithë sportistëve profesionistë dhe amatorë në botë.