Historia e tyre është sa e bukur, aq dhe e veçantë. Klaton Kumaraku dhe Matina Çobo janë një nga çiftet më simpatike të kryeqytetit. Historia e dashurisë së tyre nis katër vite më parë në plazhin e Sarandës, për të vijuar më pas në një nga palestrat e kryeqytetit, ku Klatoni dhe Matina stërviteshin së bashku.
Dëshira për një trup të bukur dhe flirtimi me njëri-tjetrin, ishin dy gjëra të pashmangshme. Të motivuar në maksimum ia arritën të bënin atë që shumë pak veta arrijnë ta çojnë deri në fund. Klatoni kampion fitnesi, ndërsa Matina arriti të bënte një trup që çdo femër do donte ta kishte.
Ata nuk u mjaftuan me aq, por punuan çdo ditë me pasion për ta përfeksionuar këtë sport që tashmë është shndërruar në trend në vendin tonë. Zakonisht thuhet që 70 përqind e trupit të bukur krijohet në kuzhinë. Dhe sigurisht të pashmangshme janë edhe justifikimet: "Jo, po s'kemi kohë", "Jo po s'mund të gatuash çdo gjë", Jo dhe jo.
Për këtë menduan të dy së bashku, të cilët tashmë kanë hapur një biznes të quajtur "Fit Food" në kryeqytet. Për t'i dhënë fund një herë e mirë justikimeve, Klatoni dhe Matina përgatitin dieta nga më të ndryshmet, duke servirur ushqimin sipas nevojave të klientëve. Mjafto dëshira për një trup dhe një jetë të shëndetshme, për të tjerat mendojnë dy njerëzit që kanë dhënë gjithçka nga vetja nëpër palestra të ndryshme të kryeqytetit.