Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FITNESS

Trafikoi 17 vetë në Angli, gjykata dënon me burg bodybuilderin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Trafikoi 17 vetë në Angli, gjykata dënon me burg bodybuilderin

Një bodybuilder që më parë kishte marrë çmimin e burrit më të fortë në Britani u burgos sot me tre vjet për kontrabandimin e 17 shqiptarëve në Britani me një anije të vogël.

Xhimi Marku 44 vjec fitoi konkursin në 2008 por katër vjet më pas u burgos për 9 muaj pasi u gjet fajtor për një marrëveshje kanabisi prej 65 mijë paundësh.

Britaniku me origjinë shqiptare pranoi fajin për të pasur gjykim të shkurtuar për trafikun e 17 shqiptarëve që u gjetën në katamaranin Fortunella, në Maj 2016.

Edhe timonieri Australian I karamaranit Stephen Jackson pranoi se kishte të bënte me trafikun. Ndërkaq vëllai I Xhimit, Jetmir Marku 36 vjec së bashku me Alex Sefollin qartazi ishin përfshirë në trafik sipas hetimeve dhe gjyqit të zhvilluar.

Sefolli që ka edhe një kompani ndërtimi në Northampton, u dënua se kishte punësuar dy emigrant ilegalë si punëtorë në shtator 2017.

Gjyqtari Jonathan Ferris e burgosi Jimmy Markun me 2 vjet e 11 muaj.

Të 17 shqiptarët ishin meshkuj. Njëri ishte I njohur si gangster me dënime të mëparshme në Britani dhe ishte deportuar njëherë nga vendi.

Gjyqtari zbuloi dhe e tha në sallë se Sefolli ndihmonte për punësimin e emigrantëve në kompaninë e tij. /Newsport.al/

Tags:

FITNESS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga