Sporti shqiptar mund dhe duhet të krenohet edhe me Bodybuilding. Në arenën ndërkombëtare, flamuri kuqezi është lartësuar nga kampioni Arbër Xhemali. Dibrani është shpallur nënkampion në Itali për peshën 100 kilogramë në garën "Hercules Olympia".
Në një garë ku diferencat ishin milimetrike, i yni arriti të ngjitej në podium duke fituar medaljen e argjendtë. Por, ai nuk do të ndalet këtu. Sot do të jetë sërish në skenë. Synimi i tij është i qartë: Të hyjë në 5 më të mirët e botës. Ai nuk preferon asnjëherë të flasë shumë, muskujt e tij janë gati të "bërtasin" në skenën e "Bodybuilding Mister Universe".

Poll