Marin Meksi shkëlqen në në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste IFBB Pro “Diamond Cup” të zhvilluar në Portugali pak ditë më parë në kategorinë e Bodybuilding . 35-vjeçari me profesion Diplomat pasi triumfoi në eventin mbarëkombëtarë “Kupa e Shqipërisë” në Bodybuilding, ka arritur që të marrë medalje të artë në evenimentin e zhvilluar në shtetin portugez. Meksi zuri vendin e parë në kategorinë “Men’s Classic Bodybuilding up to 180”, duke e ngjitur kështu Shqipërinë në shkallën më të lartë të podiumit. Ai regjistroi gjithashtu një tjetër rezultat të shkëlqyer, teksa siguroi vendin e katërt në “Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open”.
Postimi i Marin Meksit:
“Të nderuar miq, pas një lufte Titanësh, me pjesëmarrjen e rreth 400 Kampionëve më të mirë të Planetit, u shpalla Kampion ne Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste IFBB Pro “Diamond Cup”, në Portugali në kategorinë Men’s Classic Bodybuiliding up to 180 dhe vendi i katërt në Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open.
Diamond Cup dhe Medalja e Artë nesër mbërrijnë në Tiranë!
Falenderoj Krijuesin, Familjen time, Shtetin Shqiptar, Ministrinë e Jashtme, Federatën Shqiptare të Bodybuilding me në krye legjendën Rando Kukeli, KOKSH, Federatën e Kosovës me në krye Presidentin, Gjeneral Esat Lata dhe SP Sabri Dragusha, Federaten e RMV me ne krye Boban, Federatën Portugese me José Monteiro, IFBB dhe z.Santonja, Trajnerin tim Abdul Faëaz, në Porto pata mbështetjen e pa kursyer të legjendës tonë të futballit Edi Abazi, si dhe gjithë Popullin Shqiptar që mëperkrahu në çdo hap”.