
Tashmë edhe zyrtarisht Fatjon Tafaj nuk është më pjesë e Dinamos. 42-vjeçari dhe klubi kanë ndërprerë memarrëveshje bashkëpunimin mes tyre.
Tafaj ishte pjesë e stafit të Dinamos, duke qenë krahu i djathtë i Dritan Mehmetit si ndihmës trajner. Ky i fundit për arsye familjare nuk do të jetë më në Shqipëri, teksa do të shpërngulet në Kanada.
Klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar 42-vjeçarin për kontributin e dhënë, ndërsa i urojnë suksese në vazhdim.
“Faleminderit Fatjon Tafaj!
FC Dinamo City falenderon Fatjon Tafajn për kontributin e dhënë si pjesë e stafit teknik të skuadrës tonë.
Familja e madhe blu i uron sa më shumë suksese në karrierë në Kanada, ku ai ka vendosur të jetojë bashkë me familjen e tij”, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram