Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I dha fitoren Tiranës kundër Egnatias, Redi Jupi kundër vendimit të Xhixhës: Ka bërë hap të madh mbrapa

Shkruar nga NEWSPORT
I dha fitoren Tiranës kundër Egnatias, Redi Jupi kundër vendimit
Redon Xhixha dhe Redi Jupi

Ish-lojtari i Kombëtares, tashmë në pozitën e specialistit të futbollit Redi Jupi, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Procesi Sportiv”, dha versionin e tij për rikthimin e sulmuesit Redon Xhixha te Tirana.

Për Jupin, kjo lëvizje e 27-vjeçarit, është hap mbrapa në karrierë: “Xhixha kur ka ikur nga Shqipëria, ishte lojtari më i mirë në kampionatin shqiptar. Sikurse ishte në xhiron e Kombëtares.

Në momentin që u kthye sërish në Superiore, është një hap mbrapa në karrierë. Madje, për mua është një hap i madh mbrapa në karrierë. Ai vjen në një moment jo të mirë. Nuk po luante shumë në Azerbajxhan, pastaj shkoi në Algjeri”.       

 

Poll

Lexo gjithashtu