Partizani ka mbushur plotë 80 vite nga themelimi i tij. Gjithçka nisi më 4 shkurt të vitit 1946 dhe pjesa tjetër është histori. Në këtë segment kohor, “Demat e Kuq” e kanë fituar 17 herë titullin kampion, 15 Kupa të Shqipërisë, sikurse 3 Superkupa vendase.
“Palmaresi” i tyre ka edhe një Kupë Ballkanike. Me rastin e kësaj dite të shënuar, klubi kryeqytetas ka bërë një postim demostrativ, nga trofetë e fituar te rëndësia e tyre në futbollin shqiptar e deri mbështetja masive e tifozëve.
Nëse i referohemi sezonin aktual, emri i madh i Partizanit nuk ka shumë “lidhje” me paraqitjet e deritanishme, vendi i 5-të në Superiore me 27 pikë në 22 javë, 15 pikë pas Vllaznisë kryesuese dhe 7 më pak se Dinamo e vendit të 4-të, pozitë që të jep mundësin të luash për titullin përmes “Final 4”.
View this post on Instagram
