Flamurtari ka njoftuar në rrjetet sociale transferimin e sulmuesit Redi Kasa. 24-vjeëari vjen me parametra zero nga Gjilani dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Franceso Moriero, duke filluar që nga ndeshje me Egnatian në stadiumin “Flamurtari”, java e 23-të në Superiore.
Kasa është shpallur kampion 2 herë radhazi me Egnatian, tregues se e njeh kampionatin shqiptar. Edhe pse skuadra vlonjate ka treguar në ndeshje të caktuar se mund të konkurrojë këdo në elitën e futbolli t shqiptar, situata nuk duket aspak e mirë, vendi i fundit në tabelë.
Kanë mbetur edhe 14 javë deri në mbylljen e sezonit 2025-2026, ndërsa asgjë nuk është vendosur, pavarësisht se është krijuar hendek mes ekipeve që do të luajnë në “Final 4” dhe atyre për mbijetesë.
View this post on Instagram
