Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Çfarë ka VAR-i që merr 5 minuta kohë!?” Legjenda e Dinamos flet pa “doreza” për gjykimin, “habit” Lorenc Jemini: Gabohet o xhaxh

Shkruar nga NEWSPORT
“Çfarë ka VAR-i që merr 5 minuta kohë!?”
Faruk Sejdini dhe Lorenc Jemini

Në emisionin “Procesi Sportiv”, Top Channel, kryefjalë ka qenë java e 22-të në Superiore, aty ku diskutimet ishin në masë të gjerë. Vendimet e arbitrave rritën tempin e debatit mes të ftuarëve, aty ku pjesë ishte edhe legjenda e Dinamos Faruk Sejdini.

Por ajo që ka shkaktuar më shumë befasi, ishte mënyra se si ish-arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini, iu drejtua Faruk Sejdinit. “A na lind e drejta të mendojmë çfarë ka ky VAR-i që merr 5 minuta kohë për të dhënë vendimin?!”, u shpreh Sejdini.

Ndërsa në pozitën e ish-arbitrit, nuk vonoi përgjigja e Lorenc Jeminit: “E kemi diskutuar rastin për karton të kuq në ndeshjen Elbasani – Dinamo o xhaxh, ramë dakord që ishte karton i kuq. Gabohet o xhaxh. Të kuptojë që je i revoltuar me gjykimin mor xhaxh, por edhe unë jam njësojë si ty këtu”.     

Poll

Lexo gjithashtu