Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I dha fund aventurës te klubi i “kuq”, gazetari Enriko Gabaj zbulon “BOMBËN” e Flamurtarit në limitet e merkatos

Shkruar nga NEWSPORT
I dha fund aventurës te klubi i “kuq”, gazetari Enriko Gabaj
Fotomontazh/ Francesco Moriero - Flamurtari

Ditën e sotme, klubi i Gjilanit bëri të ditur në rrjetet sociale se i kanë dhënë fund bashkëpunimit me sulmuesin Redi Kasa. Te klubi i “kuq” në Superligën e Kosovës, 24-vjeçari nuk arriti dot të adaptohet dhe kësisojë kërkoi një tjetër sfidë.

Sipas gazetarit sportiv Enriko Gabaj, sulmuesi Kasa ka rënë dakord për transferimin te Flamurtari. Superiorja nuk është një “terren” i pashkelur për Kasën, pasi ka luajtur me Egnatian, madje duke fituar edhe 4 trofe, 2 tituj kampion, 1 Kupë dhe 1 Superkupë Shqipërie.

Tashmë, trajneri Moriero do të ketë më shumë opsione në fazën ofensive, teksa qëllimi është mbijetesa në elitën e futbollit shqiptar. Pas 22 javësh në Superiore, skudra vlonjate mban vendin e fundit me 19 pikë.       

Poll

Lexo gjithashtu