Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Eliminuan Partizanin nga Kupa, Bledar Devolli: E kishim studiuar kundërshtarin, jam i lumtur për djemtë

Shkruar nga NEWSPORT
Eliminuan Partizanin nga Kupa, Bledar Devolli: E kishim studiuar

Kukësi eliminoi Partizanin nga Kupa në ndeshjen e kthimit të çerekfinales. Sfida e parë kishte përfunduar 1-0 në favor të “Demave”, teksa dhe e kthimit pas 120 minutave lojë përfundoi 0-1 në favor të Kukësit. Ndeshjet e vendosën penalltitë, aty ku verilindorët triumfuan 3-5 duke u bërë gjysmëfinalisti i dytë pas Egnatias. Në përfundim të kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Kukësit, Bledar Devolli.

“Jam shumë i lumtur me çunat sepse kishin kohë që vuanin rezultatet edhe pse ndeshjen i kemi bërë të mira. Është ndeshja e tretë që bëjmë me Partizanin në pak kohë dhe e kemi studiuar mirë. Por kemi punuar fort si në fazën mbrojtëse dhe anën psikologjike. Janë çuna të rinj dhe janë të rënduar nga situata që kanë kaluar. Në pjesën e parë kemi bërë presion lart dhe nuk kemi lënë Partizanin të luajë me topin. Jemi munduar të markojmë Maguette pasi e kanë pikë kyçe. Në pjesën e dytë zbritëm pak më poshtë, por nuk na rrezikuan. Në shtesë kishte vetëm krosime dhe topat të gjatë, por më e rëndësishme është që jam i lumtur për këta djem”, tha Devolli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga