
Britania e Madhe ka vendosur që të mos transmetohet ndeshja më e fortë e Spanjës, normalisht dhe më e ndjekura, Barcelona - Real Madrid. Ky takim është vendosur që të mos jepet në transmetim të drejtpërdrejtë, sepse rregullat e transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjeve të futbollit parashikojnë që takimet në ditën e shtunë të luhen nga ora 14:45 deri në 17:15.
"El Clasico" do të nisë të luhet në orën 16:15, por ky orar është i papërshtatshëm për britanikët. Ky lajm u bë publik nga mediat britanike menjëherë pas publikimit të orarit të ndeshjes që do të zhvillohet më 3 dhjetor në "Camp Nou".
Poll