Marc Casado & Pedri
Marc Casado ka gjasa që të largohet nga Barcelona gjatë merkatos verore. Kjo për shkak se një klub araba është futur “furishëm” në garë për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.
Sipas “365Scores”, një klub nga elita e futbollit të Arabisë Saudite, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka nisur kontaktet e para me palën e futbollistit. Vetë agjentët e Casado-s, po e shqyrtojnë si mundësi, duke ditur kushtet e mira ekonomike që arabët ofrojnë.
Ndërkohë që vetë klubi është gati t’i ofrojë Barcelonës 40 milionë euro. Pritet që katalanasit ta shikojnë si mundësi, pasi reparti i mesfushës është i mbipopulluar dhe shitja do t’i jepte një “spunto” financave.
Poll
