Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Kontratë 4 vjeçare, Real Madrid gati të blindojë një nga liderët e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Kontratë 4 vjeçare, Real Madrid gati të blindojë një
Vinicius

Vinicius Jr me shumë gjasa do të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”. Sipas mediave spanjolle bëhet me dije se palët po diskutojnë mes tyre për zgjatjen e bashkëpunimit.

Madje thuhet se palët kanë arritur paraprakisht marrëveshjen për rinovimin. Braziliani pritet të firmosë kontratën e re deri në qershor të 2030 dhe me një opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Ndërkohë Vinicius i cili më parë kishte kërkuar një pagë të afërt me atë të Mbappe, thuhet se tashmë ka ulur pretendimet. Kjo pai klubi ka nguruar t’i plotësojë një kusht të tillë, duke mos lëvizur bazën financiare, ndërsa thuhet se është rritur përqindja e fitimeve nga bonuset në bazë të performancës dhe paraqitjeve personale të futbollistit. Gjë e cila siç duket ka kënaqur të dyja palët dhe shumë shpejt pritet edhe konkretizimi i kësaj lëvizjeje.

Poll

Lexo gjithashtu