Për trajnerin Orges Shehi, Klasikja e Shqipërisë kundër Vllaznisë, do të jetë e para me Tiranën pas rikthimit te bardheblutë në pankinë.
Edhe pse e nisi mirë vitin 2026-të, ekipi kryeqytetas vazhdon të “notojë në ujëra të trubullta”, pozita e parafundit në tabelë me 21 pikë pas 25 javësh. Fakti që ndeshja kundrejt Vllaznisë do të luhet në “Loro Boriçi” dhe shkodranët mbajnë kreun, ka ndikuar edhe te bastoret.
Fitorja e skuadrës së drejtuar nga Edi Martinit kuotohet me koeficientin 1.50, kurse triumfi i Tiranës arrin deri në 5.75.
Në këtë “tablo”, barazimi do të ishte opsioni më i mirë për bardheblutë, e përkthyer me 3.60. Gjatë këtij sezoni, bilanci është pozitiv për kuqeblutë e Shkodrës, 1 fitore dhe 1 barazim në dy fazat e para të Superiores.
