Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Jo vetëm Orges Shehi, Tirana bën dy rikthime të tjera “big” për t’i shpëtuar rënies

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Orges Shehi, Tirana bën dy rikthime të tjera
Artan Karapici - Sebina Plaku - Orges Shehu

Orges Shehi u rikthye pak ditë më parë te Tirana. Trajneri ka një mision shumë të vështirë për të bërë, të shpëtojë bardheblutë nga rënia një kategori më poshtë.

Për të arritur këtë objektiv, klubi bardheblu nuk ka rikthyer vetëm ish-kapitenin e Skënderbeut, por edhe 2 pjesëtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Artan Karapicin dhe Sebino Plakun.

Dyshja janë krahu i djathtë i Shehit, me të cilin kanë vite tashmë që bashkëpunojnë mes tyre. Siç dihet kjo 3-she ka punuar te Tirana sezone më parë, vazhduam te Partizani, më pas te Ballkani dhe tashmë sërish te bardheblutë.

Fakti që e njohin shumë mirë ambientin bardheblu, jep shpresa për qëndrimin mes më të mirëve në elitë. Aktualisht Tirana është në vendin e parafundit me 21 pikë, 1 më shumë se Flamurtari dhe 2 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.

Poll

Lexo gjithashtu