Martin Demichelis është trajneri i ri i Mallorca-s. Në muajn maj të vitit 2025, 45-vjeçari mbylli aventurën me Monterrey, ndërsa sot është rikthyer zyrtarisht në stol, tek klubi i LaLiga.
Mallorca po kalon moment të vështirë, teksa rrezikon rënien nga kategoria. Në këto kushte, drejtuesit ia kanë besuar Vedat Muriqin me shokë, pikërisht trajnerit argjentinas.
Si trajner, Demichelis ka drejtuar ekipe si Bayern (akademinë e fëmijëve), Bayern U19, Bayern 2 dhe River Plate. Ndërsa si futbollist, ai ka luajtur me Bayern Munich, Manchester City, Atletico Madrid, Espanyol, Malaga dhe River Plate.
Ndërkohë që kontrata e tij me Mallorca-n, është e vlefshme deri në fund të sezonit. Ai do të rinovohet vetëm në rast mbijetese.
