Marcus Rashford ka rilindur te Barcelona. Anglezi po bën paraqitje fantastike me katalanasit, ku ka arritur të jetë vendimtar për spanjollët.
Falë këtyre paraqitjeve, sulmuesi ka arritur të fitojë besimin e drejtuesve. Këto të fundit pas një analize të gjatë sportive kanë marrë vendimin për të ardhmen e ish-it të United.
Siç dihet huazimi i Rashford përfundon në fund të sezonit, teksa spanjollët kanë të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Kartoni i të cilit është në pronësi të të Manchester United.
“Barça ka peshuar të mirat dhe të këqijat, ka analizuar opsionet në treg dhe ka arritur në një përfundim të qartë: çmimi prej 30 milionë eurosh për Rashford (klubi do të tentojë ta ulë këtë shumë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë) përfaqëson lëvizjen më të arsyeshme për interesat e Barcelonës”, shkruan “SPORT”. Siç dihet deri më tani sulmuesi anglez ka arritur të shënojë 10 gola dhe të asistojë në 12 raste.
