Pas 8 fitoresh radhazi në La Liga, Real Madrid është mposhtur nga Osasuna 2 – 1. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1 – 0 për Osasunën, vendosi goli i bomberit Budmir, minuta e 38-të, përmes penalltisë.
Në fraksionin e dytë të lojës, Reali barazoi me Vinicius, minuta e 73-të. Ky finalizim dha shpresa te “Galaktikët” për përmbysjen e madhe, por që nuk erdhi kurrë.
Në limitet e kohës shtesë, sulmuesi spanjoll Raul Garcia shënoi golin e fitores te Osasuna. Zhgënjimi më i madh në këtë sfidë ishte sulmuesi francez Kylian Mbappe, ndër më të dobëtit në fushë.
Pas 25 javësh, Reali mban kreun me 60 pikë në La Liga, por nëse Barcelona fiton nesër ndaj Levantes, katalanasit do të rimarrin vendin e parë.
1 - 0
1 - 1
2 - 1
