Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Avancojnë bisedimet mes Barcelonës dhe agjentëve të Rashford, sulmuesi sakrifikon…

Shkruar nga NEWSPORT
Avancojnë bisedimet mes Barcelonës dhe agjentëve të
Marcus Rashford

Barcelona është shumë afër arritjes së një marrëveshje për Marcus Rashford. Sulmuesi anglez siç dihet është në forma huazimi te katalanasit nga Manchester United, ndërsa skuadra spanjolle ka të drejtën e blerjes së kartonit.

Pikërisht për këtë, drejtuesit e klubit janë në rrugën e duhur për të mbajtur anglez. Sipas “Sport” bëhet me dije se kjo lëvije mund t’iu kushtojë arkave të klubit 30 milionë euro.

Bisedimet mes Barcelonës dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë avancuar, ndërsa anglezi u ka bërë të qartë agjentëve se prioriteti i tij është të qëndrojë te Barcelona dhe është i gatshëm të bëjë sakrificën e tij për ta realizuar këtë, që është edhe ulja e pagës. Kjo pasi te United nuk e gjen më veten dhe minutat e dëshiruara.

Poll

Lexo gjithashtu