Antoine Griezmann po jeton me shumë gjasa momentet e fundit si lojtar i Atletico Madrid. Sulmuesit i përfundon kontrata në fund të qershorit të 2027, me palët që duken se do ndajnë rrugët mes tyre.
Madje sipas “The Athletic” bëhet me dije se francezi mund të largohet nga spanjollët ende pa përfunduar sezoni aktual. Orlando City është në bisedime të avancuara për ta transferuar yllin 34-vjeçar në Shtetet e Bashkuara.
Merkatoja e transferimeve në MLS është e hapur deri më 26 mars. Kjo do të thotë se mundësia e largimit është reale. Kjo edhe nga dëshira e sulmuesit, i cili herë pas here ka theksuar se do donte një eksperiencë në MLS, pasi ndryshe quhet “ëndrra amerikane”.
Ndërkohë sa i takon aventurës së tij në Spanjë, 480 ndeshje ka shënuar 210 gola dhe ka dhuruar edhe 95 asistime.
???????? BREAKING: Orlando City advance in talks to sign Antoine Griezmann from Atlético Madrid.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 23, 2026
Negotiations are underway between all parties as @TomBogert @MarioCortegana report.
Orlando want Griezmann to join in the next weeks after director Ricardo Moreira’s missions in Madrid. pic.twitter.com/x3JvnG1glR
