Armando Gonzalez
Barcelona po shqyrton alternativa për repartin ofensiv në prag të sezonit të ri. Sipas SPORT, 22-vjeçari Armando Gonzalez i Chivas është kthyer në një objektiv konkret për Deco gjatë javëve të fundit.
Klubi katalanas ka ndërmarrë kontaktet e para përmes drejtorit sportiv, duke hapur dialog me babanë e lojtarit. Bisedimet janë ende në fazë fillestare, por interesi konsiderohet serioz.
I njohur si “La Hormiga”, Gonzalez ka spikatur këtë sezon në Liga MX me 17 gola dhe një asist në 24 ndeshje. Forma e tij ka ngjallur interes në Evropë, ndërsa trajneri Hansi Flick po projekton të ardhmen pas Robert Lewandowski, në një periudhë ku kufizimet financiare e shtyjnë klubin drejt opsioneve më të përballueshme.
Poll
