Gjilani
Përmes një komunikate zyrtare, klubi i Gjilanit ka informuar se mesfushori me tipare defensive Hamdi Namani ka pësuar dëmtim të rëndë në sfidën kundër Prishtinës, e fituar 1 – 0.
Bëhet fjalë për një lëndim në regjionin e gjurit. Pas kontrolleve dhe ekzaminimeve mjekësore të kryera, është konfirmuar se Namani ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL).
Në 20 javë të zhvilluara në Superligën e Kosovës, Hamdi Namani ka 19 prezenca, lider në mesfushë dhe “besnik” i trajnerit Debatik Curri te Gjilani. Përsa i takon renditjes, të kuqtë mbajnë vendin e 6-të në tabelë me 30 pikë.
Poll
