Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E PAPRITUR/ Gazetari e bën “fakt”, Julian Alvarez transferohet te rivalët e Atletico Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Gazetari e bën “fakt”, Julian Alvarez transferohet
Julian Alvarez

Julian Alvarez do të transferohet te Barcelona gjatë merkatos së verës. Këto nuk janë “fjalë boshe”, por një lajm i raportuar nga gazetari argjentinas, Hugo Balassone, i cili ka trazuar rrjetin.

Në një prononcim të dhënë për “Radio La Red”, Hugo Balassone tha se dëshira e Alvarez është të luajë për katalanasit. Sipas tij, sulmuesi dëshiron Barcelonën pasi e sheh si ekipin perfekt me të cilin mund të fitojë tituj.

“Informacioni im është se Julian Alvarez do të luajë për Barcelonën. Pati interes nga Arsenali, por koha e tij në Atletico Madrid ka mbaruar. Ai beson se karriera e tij ka nevojë për një ekip që mund t’i japë një titull.

Motivimi i Julian Alvarez është të shkojë në një ekip që mund të jetë kampion. Është e vërtetë që Atletico mund të fitojë Kupën e Mbretit, por nuk ka qenë hapi që ai priste”, tha Balassone.

Poll

Lexo gjithashtu