Real Madrid mori një humbje turpëruese nga Osasuna, me këto të fundit që triumfuan 2-1. Një hap fals nga madrilenët në kampionat. Tashmë diferenca me Barcelonën shkurtohet në 2 pikë.
Pas kësaj disfate ka folur trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa. Ky i fundit shpreson që humbja të mos ndikojë në psikologjinë e lojtarëve. Ndërkohë gjithashtu shprehet se kampionati është i gjatë dhe ka ende shumë pikë rrugës.
"Shpresoj që humbja të mos na ndikojë mendërisht, pas katër ditësh duhet të luajmë përsëri. Një ekip e tregon forcën e tij në momente të vështira. Unë besoj fuqimisht te lojtarët e mi dhe në punën që po bëjnë, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë. La Liga është e gjatë”, ka deklaruar trajneri i madrilenëve.
