Sorloth
Atletico Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga. Skuadra e Diego Simeones triumfoi me përmbysje 4 – 2 ndaj Espanyol në shtëpi.
Edhe pse madrilenët u gjendën në disavantazh pas 6 minutash lojë, e rikthyen ndeshjen në 4 – 1 me golat e Sorloth (21’, 72’), Giuliano Simeone (49’) dhe Lookman (58’).
Finalizimi i Exposito vlejti sa për statistikë. Atletico Madrid pas 25 javësh mban vendin e 4-të me 48-të, 12 pas Realit kryesues.
Poll
