Ballkani po bëhet gati për të luajtur sfidën e parë në Champions League ndaj Ludogorets. Një sfidë mjaft e rëndësishme për kampionët e Kosovës që kanë përballë një kundërhstarë me eksperiencë në këtë komepticion.
Në kuadër të këtij takimi që do të zhvillohet më 11 korrik në orën 20:45 ka folur trajneri, Ilir Daja. Timonieri shqiptar është i vetëdijshëm për vështirësinë, ndërsa thekson se të tijtë do të japin gjithçka përballë kundërshtarit. Gjithashtu Daja tregoi se në cilin stadium janë gjasat më të mëdha për të zhvilluar këtë sfidë.
“Besoj që nuk ka ndonjë ndikim shumë të madh, pavarësisht se kjo nuk është normale, pasi ne në stadium do të zhvillojmë vetëm një ndeshje dhe një seancë përpara, edhe vjet ka ndodhur kur stadiumi ka qenë i mbingarkuar nga ndeshjet, apo i dëmtuar nga reshjet kemi bërë seancë stërvitore në Hajvali. Poashtu gjendja e stadiumit ishte jo e mirë edhe në ndeshjen me Rumaninë, koha ndoshta ka qenë e paktë në dispozicion për t’u riparuar stadiumi, por me përqindjen më të madhe ndeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Përgatitjet kanë shkuar mirë, në fazën përgatitore dhe në ndeshjet miqësore që kemi bërë, favorit natyrisht që është Ludogorets për shkak të eksperiencës që kanë në këto kompeticionet evropiane, ku kanë qenë edhe në grupet e Champions League e Europa League, ka një ekip të mirë ndërtuar, janë kampion të Bullgarisë prej gati 12 vitesh. Ishte në short ekipi më i fortë prej atij grupi, por jemi në dijeni për këto vështirësi. Do të mundohemi të prezantohemi sa më mirë që të jetë e mundur dhe kënaqësia është më e madhe kur kundërshtari është më i fortë“, ka theksuar Daja për “Gazeta Blic”.