Edmond Hasanbelliu, presidenti i Teutës flet në prag të ndeshjes së parë të raundit të parë të Europa League, ku skuadra e tij do të ndeshet me kazakët e Kairat Almaty. Zoti Hasanbelliu ndjehet optimist për ekipin e tij dhe atë çka kanë shfaqur lojtarët. Ka bindjen se futbollistët do të vrapojnë shumë dhe se do të mbizotërojnë kundërshtarin, edhe pse ata kanë yje në skuadër. Megjithatë, ai ka bindjen se do të fitohet ndeshja e nesërme, duke marrë shembull edhe nga loja që ka bërë Shqipëria në Francë, ku lojtarët e Teutës duket se kanë marrë frymëzim.
[caption id="attachment_6988" align="alignleft" width="300"] Teuta e këtij sezoni, duke fituar ndeshjen me Vllazninë[/caption]
-E mendon kualifikimin kundër një kundërshtari si Kairat?
E mendojm sepse ne kemi punuar që të jemi këtu. Kemi lojtar te rinj dhe që vrapojnë shumë. Por, edhe ata kanë lojtar të rinj, megjithatë duhet që t’i masim mirë forcat në fushë.
-Kanë premio djemtë për ndeshjen e nesërme?
Po, kanë afërsisht 20 mijë euro për kualifikimin.
-Keni shpresa se mund t’ia dilni duke qenë se ata kanë emra të mëdhenj në skuadër?
Shpresë kam. Më tepër na motivon ajo që dha Shqipëria në Francë, ndaj mendoj se lojtarët që kemi ne kanë marrë shembull nga çfarë dha Kombëtarja. Na kanë motivuar më shumë. Mbase kemi dhe fat nesër.
-Do ta mbyllni kualifikin në ndeshjen e parë, apo në Almati?
Varet shumë nga ndeshja e parë. Ne do të shohim se çfarë do të bëjmë nesër. Nëse fitojmë me një ose dy gola, patjetër që mund të them se kemi hedhur hap të sigurt.
-Sa besim keni te djemtë?
Çunat janë të rinj, kush vrapon fiton ndeshjen. Si Islanda me Anglinë. Futbolli ka arritur te kush ka fizik, ka më shumë sukses. Ekipi jonë ka lojtarë me fizik të mirë. Shpresojmë! Ata kanë futbollistë si Timoshuk Arshavin dhe të tjerë, kanë klub me buxhet të madh, është e vështirë, megjithatë besojmë sepse nuk kemi asgjë për të humbur.