
Sulmusi uruguaian, Edinson Cavani,i cili ka bindur drejtuesit e skuadrës me paraqitjet e jashtëzakonshme, ka nënshkruar kontratën me klubin e PSG-së deri në vitin 2020.
Këtë lajm e konfirmojnë mediat sportive në Paris, ku shfaqet një foto e lojtarit duke i shtrënguar dorën numrit një të klubit, presidentit Nasser Al-Khelaifi.
30- vjeçari ka shënuar 44 gola këtë sezon në të gjitha kompeticionet me skuadrën e tij dhe cilësohet si një titullar i padiskutueshëm. "Kjo zgjatje e kontratës rikonfirmon besimin e fortë të Edinson Cavani në projektin tonë", thekson presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaïfi.
Poll