
Kukësi do të duelojë me Partizanin ditën e sotme për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 26-të të Superiores. Një sfidë mjaft interesante dhe mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet që do të lufhtojnë “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët.
Për verilindorët nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të kenë mungesa në këtë përballje. Bledar Devolli nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Franci Lalas dhe Mario Beshirajt.
Ndërkohë rikthehet pas disa kohës titullar Atdhe Rashiti. Ky i fundit do të marrë përsipër përgjejgësitë e shënimit të golit ndaj demave. Në këtë mënyrë trajneri i verilindorëve ka përgatitur “kurthin” për Partizanin, teksa do të synojë fitoren e parë me ekipin e Kukësit.
Poll