I kontkatuar nga “Super Sport”, presidenti FSHF-së jep mendimin e tij në lidhje me arritjen e Kombëtares deri më sot, por nuk harron tifozët, të cilët e kanë bërë të ndihen mirë. Ai flet në tërësi për gjendjen e skuadrës, ku i druhet më tepër gjendjes fizike se asaj morale.“Jam krenarë për mbështetjen e të gjithëve në këtë kompeticion. Me sielljen e futbollistëve patjetër, por edhe me mbështetjen dhe mënyrën sesi e kanë bërë mbështetjen tifozët për të treguar vlerat tona të vërteta”.
[caption id="attachment_5110" align="alignleft" width="300"] Presidenti Duka uron De Biazin për ditëlindjen[/caption]
“Në mënyrë teknike nuk mund të përgjigjem, por me aq sa kuptoj, vendosja është 4-3-3 apo 4-2-4 por duhet që ti përshtatemi kundërshtarit. Duhet respektuar kundërshtari, ku në ndeshjen e parë ka luajtur shumë mirë. Ne nuk duhet të ikim përpara se duhet të fitojmë ndeshjen. E rëndësishme është të mos pësojmë, të luajkmë shumë mirë e të urojmë të shënojmë”.
“Ne jemi gjithë kohën bashkë dhe flasim me stafin dhe trajnerët. Ajo që u kam thënë lojtarëve gjatë festës që bëmë për de biazim u kam thënë: jam i kënaqur me ju. Dua të jepni maksimumin për ndeshjen kundër Rumanisë. Sepse dua që të bëni lojë, por nëse fati mungon nuk është problemi jonë”.
Më tej Duka flet edhe për Kategorinë Superiore, ndërsa thot se do të ketë një ndryshim edhe në elitën e futbollit shqiptar, i cili nga viti në vit po ndryshon.“Nuk besoj se ka nonjë që mendohet e të thotë se këtu kemi ardhur pa project. Edhe Superliga ka strategjinë e vet. Niveli është më i mirë vit pas viti dhe përfaqësimi në Europë është më i mirë vit pas viti. Ndryshimet janë të mëdha, por nuk jemi në nivelin që kanë vendet më të zhvilluara se ne”.
“Patjetër që jo vetëm ne dhe futbollistët kemi dashur shumë më tepër nga këto dy ndeshje. Me gjaknxehtësi në dhomat e zhveshjes i kam thënë dikujt që nuk na duhen humbjet me lojën dinjitoze. Por, mbetet që fati të na motivojë, sepse kaq janë mundësitë tona. Nuk duhet të kemi presion për fitoren. Të japin atë që kanë brenda dhe të tregojnë çfarë aftësish kanë”.
[caption id="attachment_4423" align="alignright" width="300"] Kryeministri Rama, presidenti Duka dhe trajneri De Biazi pas kualifikimit në Europian[/caption]
“Të dyja ndeshjet kanë qenë të vështira. Goli në minutat e fundit bëri që të përjetohet keq. Ekipi nuk tregoi vlerat e veta në 20 minutat e para, por më pas e mori veten. Ne humbëm derbin psikologjik me Zvicrën. Gjëra për të analizuar dhe korrigjuar ka pasur më shumë Zvicra. Franca ka mbështetje dhe është ekip pretendent. Por, lodhja të nxjerr nga loja”.
“Vlera ekonomike nuk është diskutuar me ekipin dhe nuk është motiv për të shkuar te rezultati.
I druhem lodhjes sesa gjendjes psikologjike. I gjithë opinioni i vlerëson lojtarët. I druhemi gjendjes fizike, sepse ky ekip mund të jetë i vetmi që ka vrapuar më shumë nga të gjithë”.