Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Drejtuesit nuk falin pas humbjes në Vlorë, mbledhje urgjente te Elbasani

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtuesit nuk falin pas humbjes në Vlorë, mbledhje urgjente te

Elbasani humbi një nga sfidat e rëndësishme të këtij sezoni në Kategorinë e Parë. Skuadra e Nevil Dedes u mposht nga Flamurtari në sfidën e vlefshme për javën e 8-të, teksa tashmë ndodhen në zonë  e “Play-Off”.

Një humbje që është e patolerueshme, me drejtuesit që këtë herë kanë zbrit në fushë për të diskutuar me lojtarët çfarë nuk shkoi siç duhet në duelin me vlonjatët. 45-minuta ka zgjatur mbledhja, ku tema kryesore ka qenë paraqitja e skuadrës, ndërsa u kërkohet futbollistëve më shumë përgjegjësi.

Presidenti Kujtim Llupa pas mbledhjes ka qëndrua edhe 45 minuta të tjera vetëm me stafin e skuadrës, ndërsa u ka kërkuar 9 pikë në 3 sfidat e ardhshme. Një ultimatum që vendoset nga kreu i klubit si një mënyrë për të rikthyer ekipin te rezultatet pozitive. Gjithashtu presidenti ka kërkuar informacion të detajuar për skuadrës dhe paraqitjen e secilit prej lojtarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga