Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSSIER/ Viti 1966, Tirana shpallet kampion, të gjithë lojtarët, veç portierit, bënë gola (HISTORIA)

Shkruar nga NEWSPORT

Revista "Ylli" e vitit 1966, në një shkrim të posaçëm trajton fitoren e 17 Nëntorit me Partizanin, në rezultatin 2 me 1, ku 17 Nëntori, KF Tirana e sotme, u shpall Kampion.

Dhe gazetari e përshkruan një skuadër luftarake, që kishte një mbrotje të pakalueshme. Pësoi vetëm 5 gola, fitoi të gjitha ndeshjet, pati vetëm një barazim; Nuk pati asnjë humbje.

Jo vetëm kaq, por sipas artikullit, të gjithë lojtarët (vec portierit) bënë gola, edhe ata që u aktivizuan rezervë. Më poshtë shkrimi I plotë I revistës Ylli. Myslym Alla dhe Enver Shehu ishin trajneret e ekipit.

Nëntëdhjetë minuta lojë, rezultati 2 – 1. Gjyqtari sinjalizon mbarimin e ndeshjes vendimtare “17 Nëntori” – “Partizani” dhe duke filluar po nga ai çast, futbollistët kryeqytetas, ashtu sic parashikohej bëhen mbajtësit e titullit të lartë “Kampion për sezonin futbollistik 1965-1966.

Kampionët – sa punë dhe sa mund është dashur për ta ngjitur këtë në majë, sa djersë është derdhur, që ne të shikojmë në fushën e blertë të stadiumit lojën e rrjedhëshme, të harmonishme, burrërore e depertonjëse të kampionëve tanë.

Kampionët kanë aktivizuar gjatë këtij kampionati kryesisht Tafain, Frashërin, Halilin, Kasmin, A.Memën, O.Memën, Bylykun, Kazinxhinë, Xhakën, Bukovikun, Hykën, Gjokën dhe Ishkën.

Që të 15-të ata, kanë mësuar abc e futbollit, si fëmijë dhe të rinj të këtij klubi dhe më vonë janë formuar dhe kalitur si futbollistë të “17 Nëntorit”.

Titullin e meritoi skuadra më e mirë e vendit që në krahasim me skuadrat e tjera që u aktivizuan gjatë këtij sezon, zotëroi nivelin më të lartë në lojë me një taktikë elastike e moderne dhe që ishte e mbrujtur me një frymë të shëndoshë luftarake dhe besimi në fitore. Kjo gjë u vu re sidomos gjatë pjesës së dytë të këtij kampionati. Skuadra pati 10 fitore dhe një barazim, (asnjë humbje) shënoi 24 gola kundrejt pesë. Eshtë për tu shënuar mobilizimi I të gjithë lojtarëve, për të arritur në cdo ndeshje fitore (të gjithë lojtarët si mbrojtësat ashtu edhe sulmuesat megjithë rezervat e aktivizuara , me përjashtim të portierit, kanë shënuar gola. Një kontribut në këtë drejtim kanë dhënë dhe tre lojtarët F.Frashëri, S.Halili, A.Mema, të cilët janë quajtur “shpirti I skuadrës” për besimin që ngjallin në ekip për të arritur fitoret.

Gjatë këtij kampionati, ekipi kampion punoi me një unitet të theksuar si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Nuk është e rastit që mbrojtjen e “17 Nëntorit” dhe në ndeshjet ndërkombëtare, shtypi I huaj e ka cilësuar si një nga mbrojtjet më të mira (Kasmi – Halili – Frashëri). Po kështu sportdashësit admiruan vijën e sulmit e vecanërisht sulmuesin Ishka.

Nuk ekzagjerojmë kur themi se ruajtja për të dytin vit e titullit të lartë kampion nga ana e futbollistëve të “17 Nëntorit” është fryt I një pune të shëndoshë me elementin e ri që është bërë një traditë e mirë në këtë klub prej më shumë se 10 vjetësh. Le tu drejtohemi një cast listave e viteve.

Viti 1957 – nisi në shkallë të gjerë përgatitja e bërthamës së skuadrës së ardhshme. Me të rinjtë që kanë si trajner Xh.Demnerin aktivizohen Farmir Frashëri, Skënder Halili, Pavllo Bukoviku, Tomor Gjoka, Ilir Klini, Osman Mema, Luigj Bytyci. Midis të rinjve ky ekip në vendin e parë. Një vit më vonë, në vendin e parë midis skuadrave të rezervave dhe pas pak kohe ky gjak I ri futet në skuadrën e parë të “17 Nëntorit”.

Viti 1959 – Puna me të rinjtë Zgjerohet edhe më shumë. Trajneri përgatit dhe fut në gjirin e skuadrës futbollistë të talentuar si Ali Mema, Niko Xhucka, Bari Ishka, Gëzim Kasmi. Tradita vazhdoi dhe në skuadër shikojmë element të rinj: Skënder Hyka, Josif Kazanxhiu, Bujar Tafai të përgatitur prej trajnerit Bulku. Edhe sot që repartet e kampionëve tanë janë mbushur me futbollistë të pjekur, nuk harrohet për asnjë cast pregatitja e brezit të ri. Kolektivi I trajnerëve të këtij ekipi Xh.Demneri, H.Arbana, O Reci, E.Rada, G.Caushi dhe B.Bulku kanë përgatitur lojtarë të mirë si P.Dhales, D.Hatibi, A.Zajmi, G.Hoxha dhe të tjerë.

Të na falë lexonjësi që në këtë shkrim kaq të vogël përmendëm kaq shumë emra dhe data, por mendojmë se cfarëdo shprehje të bukura e të stërholluara që të përdorim, nuk do të mund të paraqisnim me kaq vërtetësi punën e madhe që është bërë dhe po bëhet në këtë klub për ta ngritur edhe më shumë nivelin e futbollit tonë për ti shtuar lavdinë futbollit shqiptar.

Në skuadrën tonë kampione po astu sin ë të gjithë futbollin tonë janë mishëruar në mënyrë të gjallë tipare te temperamentit dhe karakterit tonë kombëtar. Futbollistët bëjnë një lojë të fortë, të vendosur për të arritur fitoren. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur futbollistët I kanë fshehur traumat e tyre prej trajnerit vetëm e vetëm që tu jipej mundësia të mbrojnë ngjyrat e skuadrës së tyre. Me këtë shpirt sacrifice veproi S.Halili me “Cerno Moren” në Varna, F.Frashëri në Shijak, B.Ishka me “Partizanin”, G.Kasmi në Kavajë etj. Më ka mbetur në mendje një rast që I ka ndodhur N.Xhackës. Nga një hedhje në ajër për topin, Nikua pëson një traumë në kokë, infermierët të shqetësuar po mundoheshin ti pushonin gjakun dhe ti lidhnin plagën. Në këtë kohë, porta e tij po kalonte rrezik dhe Nikua u shkau nga dora infermierëve dhe u fut në fushë ashtu sic ishte me kokë lidhur. Natyrisht nuk u la dhe as që duhet të lihej të vazhdonte lojën, por vetë gjesti I tij spontan është shumë kuptimplotë për të treguar tiparet burrërore të futbollistëve tanë.

rugaNjë punë e madhe bëhet në gjirin e klubit “17 Nëntori” për të edukuar në radhë të parë njeriun tonë të punës, ndërtues të socializmit. Fjalët më të mira thuhen për punëtorët, mësuesit, dhe studentët futbollistë të 17 Nëntorit në qëndrat e tyre të punës.

Të nesërmen e ndeshjes vendimtare, 17 Nëntori – Partizani, të gjithë lojtarët mund ti shikoje nëpër ndërmarrjet dhe shkollat e tyre në krye të punës.

I fortë dhe I palodhur Pavllo Bukoviku në ndeshje dhe po aq I palodhur në punën e tij, atje në oficinë. Shpesh shokët e brigadës mundohen tia lehtësojnë punën Benit, por s’është e thënë që ai të tërhiqet. Jo, atë do ta gjeje gjithmonë në sektorin më të vështirë, me varenë e rëndë në dorë. Futbollistë të talentuar janë Fatmir Frashëri, Skënder Halili, Ali Mema e Bari Ishku dhe po aq të talentuar dhe të dhënë pas profesionit të tyre të mësonjësit, edukatorit të fiskulturës në shkollat ku japin mësim.

Futbollist shembullor është Nuri Bylyku – gjakftohtë, shok e këshilltar i ndershëm. Këto cilësi e dallojnë Nuriun edhe në punën e tij si mësonjës I punës praktike. Ndonëse futbollist, Nuriu është ndër arsimtarët që ka bërë më pak mungesa gjatë vitit shkollor. Kolegët e tij të shkollës tregojnë se Nuriun do ta gjesh me nxënësit e tij dhe ditët e hëna, pas ndeshjes, kur atij me të drejtë I takon ditë pushimi. Nuriu nuk e di se c’është lodhja. Pa mbaruar mirë kampionati kombëtar komunisti Nuri Bylyku, I gatshëm doli I pari dhe u nis për në aksionin në ndihmë të fshatit.

Me shumë respect dhe dashuri flasin në shkollë pedagogët për studentët e tyre Gëzim Kasmi, Niko Xhacka, Skënder Hyka që përpiqen të dalin mirë, sin ë futboll dhe në mësime. Teknikë të mirë janë në profesionet e tyre edhe pjestarët e tjerë të ekipit Luigj Bytyci, tomorr Gjoka etj.

Një meritë të vecantë në suksesin e 17 Nëntorit ka edhe puna plot pasion e trajnerit të talentuar Myslym Alla I cili ka ditur të edukojë dhe të pregatitë një ekip të fortë me nivel të lartë loje, me tipare të futbollit të sotëm modern. Qartësia e skuadrës në taktikën e saj të sulmit dhe të mbrojtjes- sulm I papërmbajtshëm dhe mbrojtje e pakalueshme – janë merita të këtij trajneri të palodhur. Me të drejtë trajneri Myslym Alla dhe ndihmësi I tij Enver Shehu për kujdesin atëror dhe për punën e tyre educative, gëzojnë në skuadër një dashuri dhe respekt të vecantë.

Shumë fjalë të mira duhen thënë edhe për Kryesinë e Klubit për frymën e shëndoshë që kanë future në edukimin e një kolektivi luftarak dhe me perspektivë.

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga