Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSSIER/ Po Dinamo?

Shkruar nga NEWSPORT
DOSSIER/ Po Dinamo?

Kur aktivitetet futbollistike ende nuk kanë nisur, kryefjalë në media por edhe në bisedat e tifozëve është merkato. Dëgjojmë pambarimisht për bisedime, marrëveshje, firma, afrime, prezantime; fjalë që mesa duket janë të huaja për një klub që në Shqipëri numëron 18 kampionate , Dinamo. Por problemi i Dinamos nuk është afrimi a largimi i futbollistëve.

Problemi i Dinamos është a ka apo jo akoma një Dinamo. Shumë pak dihet e thuajse në opinion nuk dëgjohet fare mbi fatet e kësaj skuadre dhe të ardhmen e saj në gjysmën e dytë të kategorisë së parë. Duke parë renditjen e bluve në tabelën e klasifikimit, vështirë të mendosh për një ngjitje në kategorinë e më të fortëve në sezonin e ardhshëm, por ajo që shqetëson më tepër është heshtja e opinionit publik karshi rastit Dinamo. Jo se njerëzit janë të detyruar të flasin për Dinamon sepse më pëlqen mua, por me zbehjen e interesit për një klub të cilit i mungon klubi, humbasim një vlerë të futbollit tonë. Tifozët e Dinamos, të cilët sipas legjendave urbane duhet të jenë pak në numër, e kanë treguar që bëhen shumë kur skuadra lufton për objektiva madhorë, por futbolli, ashtu si edhe vetë jeta, të përball me situata nga më të ndryshmet.

Tani Dinamo nuk është më protagoniste e futbollit shqiptar e tifozët duhet të mësohen, por problemi është se janë mësuar aq shumë sa nuk po e “ngrenë zërin” aq sa duhet. Kur një tjetër klub i kryeqytetit, Partizani, për katër vite endej nga njëra kategori në tjetrën pa e ditur se në cilën fushë stërvitore do e kapte muaji i ardhshëm, tifozët e tij nuk rrinin duarkryq: njëherë protestonin përpara gjykatës për largimin e ish­ presidentit e njëherë tjetër i siguronin udhëtimin në ndeshjet jashtë futbollistëve; njëherë organizonin një darkë për festat e fundvitit për disa futbollistë që në Shqipëri vetëm ata i njihnin e njëherë tjetër mblidhnin fonde për të ndihmuar po këta futbollistë.

Sigurisht unë nuk jam askush për të dhënë receta, cdo tifoz përpara së gjithash është njeri e cdo njeri ka një jetë për të siguruar, një shkollë për të mbaruar e një detyrë për të kryer. Por nëse do vijë një moment kur do gjendemi me 2 skuadra në kryeqytet, (njëra që vishej me blu tani nuk luan më, pasi nga Peza donin ta zhvendosnin në Sukth e më pas ku i dihet në Golem), mos të na duket cudi. Aty e kishim dhe e lamë të ikte. E pastaj flasim për vlera…

NGA ANDI KASMI

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga