Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSSIER/ Njeriu që bëri historinë e mundjes, Bajram Agovi figura shumë dimensionale e sportit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT

Ka nga ata figura të sportit dhe jo vetëm në vendin tonë që kanë dhënë një kontribut shumë të madh dhe tani në vitet pas demokracisë janë "harruar" dhe askush nuk kujtohet më për vlerat e tyre të jashtëzakonshme. I tillë ka qenë edhe Bajram Agovi. Shkodrani ka qenë një sportist i shkëlqyer ku ka mahnitur dhe triumfuar në mundje, por edhe në sportin e futbollit. Një djalosh i një familjeje me 5 vëllezër, arriti që të bënte emër në Shkodër dhe në Shqipëri për atë që shfaqi në sportin burrëror të mundjes.

Filloi çdo gjë në vitin 1962 ku nën urdhërat e trajnerit të njohur Njazi Bushati arriti të bënte hapat e parë në sportin e mundjes. Viti 1963 do sillte suksesin e parë ku do shpallej kampion për të rinj në peshën 49 kilogramë. Viti 1964 do shënonte kalimin e tij te ekipi i të rriturve ku do ishte nën udhëheqjen e e trajnerit Qazim Elbasani. Sërish viti 1965 do shënonte një titull për të rinjtë. Me emra të njohur si Asim Belinova, Balo Halluni, Ndoc Marku e shumë e shumë të tjerë do ishte pjesë e një ekipi të madh të mundjes.

Por figura e tij e sportistit nuk do qëndronte vetëm brenda sportit të mundjes. Në kohën kur lejoheshin te luheshin 2 sporte, Agovi luajti edhe futboll me të rinjtë e Vllaznisë në vitin 1965. Ishte shok ekipi me emra të mëdhenj si Halil Puka, Ismet Hoxha, Ferit Hasani dhe nënudhëheqjen e një legjende si Xhelal Juka. Vitet do ecinin dhe në vitet 1970-1974 luan futboll me shpresat e Vllaznisë ku si trajner ka Nikoll Gjergji, një tjetër emër i njohur i futbollit shkodran.

Në po atë vit Bajram Agovi krijon krijon kolegjiumin e arbitrave të mundjes, ku Shkodra përfaqësohej me 3 arbitra. Bëhet kryetar i kolegjiumit të Shkodrës dhe anëtarë i kolegjiumit të Shqipërisë. Viti 1981 e shtyn që të kryejë kursin e trajnerit të mundjes, një sporti shumë të dashur për të. Nga viti 1981-1987 drejton ekipin e Vllaznisë të së rriturve. Në mundjen klasike fiton me Vllazninë në vitin 1984 medaljet e arta në spartakiadën kombëtare të Shqipërisë. Pjesë të atij ekipi ishin emra të njohur si Paulin Sterkaj, Seit Fishta, Paulin Merla, Ali Hamzi, Sander Leka, Eljaz Guri e shumë të tjerë.

Vitet 1988-1994 do shikonin që dimensioni i tij në sport të zgjerohej akoma më tepër. Kjo pasi do bënte arbitrin në mundje, duke dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e këtij sporti. Viti 2001 do shihet një nderim të tij nga ana e presidentit Rexhep Mejdani që i jep Agovit medaljen e bronztë. Federata e mundjes e dekoron në vitin 2014 me titullin "nderi i mundjes shqiptare". Një figurë shumë dimensionale në sport duke filluar nga sportist i mundjes dhe futbollit, trajner i mundjes dhe arbitër i këtij sporti. Me të vërtetë sot në moshën 71 vjeçare shumë mund të mos e njohin se kush është Bajram Agovi, por figura të tilla janë të papërsëritshme dhe duhen vlerësuar në mënyrë maksimale për kontributin e tyre të dhënë ndër vite. /Newsport.al/

 

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga