Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSSIER/ Mario Jardel, historia e sulmuesit që thyerja e rekordeve ishte profesion i tij

Shkruar nga NEWSPORT
DOSSIER/ Mario Jardel, historia e sulmuesit që thyerja e rekordeve ishte

Statistikat dhe rekordet e regjistruara nga dyshja e superyjeve Crisitiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të qëndrojnë gjatë në histori. Për shumë sulmues dhe yje të rinj që do të vijnë në dekadat e ardhshme, shumë prej këtyre rekordeve të golave dhe titujve do t'i shikojnë gjithmonë me respekt, ndoshta shumë të tjerë do të ndiejnë zilinë për t'i arritur dhe jo më për t'i thyer.

Por përpara më shumë se një dekade, në Europë një brazilian sfidoi hapur sulmuesit e klubeve më sensacional me golat që i shumëfishonte në ccdo takim. Mario Jardel dinte të zinte vend në një periudhë kur Raul,Del Piero, Vieri, Ronaldo, Batistuta, Henry dhe Van Nistelrooy zinin faqet e para të cdo gazete sportive dhe lakoheshin si futbollistët më të mirë në qarkullim.

Por Jardel ishte një "qitës profesionist", me një përqindje saktësie të shënimit të golit të jashtëzakonshme. Në 4 vite me Porton ai numëron 166 gola në 169 takime. Dhe në 1999 ai fitoi "Këpucën e Artë" si golashënuesi më i mirë në kontinentin europian 38 gola në 36 takime duke fituar në duel me Raul Gonzalezin e Real Madridit. Për 11 vite Jardel nuk reshti së shënuari duke e kthyer golin në obsesionin e tij. Braziliani dukej se nuk kënaqej asnjëherë me aq sa shënonte dhe kërkonte të ishte më i saktë nga ndeshja në ndeshje. Pas 4 sezonesh të paharrueshme, Jardel zgjodhi Galatasaray, skuadër turke që e pa veten midis më të mirave të Europës pas fitores së Kupës Uefa ndaj Arsenalit në 2000. Edhe në Turqi ai luante e shënonte njësoj si në Portugali. Në raportin personal ai doli si golashënuesi më i mirë në edicionin 2000-2001 të Ligës së Kampioneve. Pa dyshim ndeshja që ai tregoi se meritonte të luante për një klub të madh ishte finalja e Super Kupës së Europës ndaj Real Madridit në 2000 ku braziliani i sapoardhur në Turqi shënoi dopietë ndaj fituesve të Ligës së Kampioneve të atij viti. Portugalinë ai nuk mund ta harronte kollaj duke nënshkruar në 2001 me Sporting Lisbonën, njëra prej skuadrave më të suksesshme të Portugalisë. Ai rrëmbeu për herë të dytë "Këpucën e Artë" në 2002 kur realizoi 42 gola në 30 takime. Karrierës së tij futbollistike i mbetej t'i shtohej dhe pjesëmarrja në një kampionat botëror, por Luiz Felipe Scolari mbështetej te "Garda e Yjeve" Ronaldo-Rivaldo-Ronaldinho. Jardel e pa këtë gjë si një fyerje personale ndaj tij dhe ai ndoqi i frustruar triumfin e shokëve të tij në Kore të Jugut dhe Japoni. Këtu mbyllet kapitulli i supermacisë së Jardel. Prej këtej e deri në 2011, jeta dhe karriera e Jardel u copëtua pa mëshirë. Ai filloi të mos e konsideronte futbollin pasionin e jetës së tij duke e kaluar kohën mes ushqimit, drogës, alkoolit dhe femrave. Vitin e kaluar ai u arrestua nga policia braziliane pasi u kap duke trafikuar kokainë të fshehur brenda peshqve.

Por shkaku që mban të lidhur pas zhgëjimit dhe dështimit të Jardel ka qenë fushata skandaloze e Brazilit në Kupën e Amerikës së vitit 2001 kur "kanarinat" u mposhtën nga inferiorët e Hondurasit. Jardel ishte përzgjedhur si lojtar kryesor dhe pas kthimit në atdhe media e shigjetoi si fajtorin kryesor të njërit prej dështimeve më të mëdha në historinë e futbollit brazilian. Ai nuk u thirr kurrë pas asaj ndeshjeje.

Historia e Mario Jardel gjen pika të përbashkëta me atë të Adrianos. Nëse ata do t'i kishin qëndruar besnik dashurisë për futbollin, ndoshta do të renditeshin mes sulmuesve më të kompletuar dhe më të arrirë të gjitha kohërave. /Newsport.al/

Tags:

DOSSIER

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga