Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSSIER/ Kur kuqezinjtë e Medin Zhegës befasonin Gjermaninë në shtëpi, në Tiranë fikja e dritave 'turbullonte' dhe çonte në delir shqiptarët

Shkruar nga NEWSPORT
DOSSIER/ Kur kuqezinjtë e Medin Zhegës befasonin Gjermaninë

Fitorja me Portugalinë konsiderohet si rezultati më i mirë i arritur nga Kombëtarja Shqiptare. Historikisht kuqezinjtë kanë dhuruar ndeshje të jashtëzakonshme përballë superfuqive por kanë dështuar shpeshherë me ekipe të rangut të saj.

Në 1997 e kohës së trazirave dhe kaosit total, Shqipëria gati sa nuk mposhti gjigandët e Gjermanisë. "Panzerat" dhe kuqezinjtë e njohin shumë mirë njëri-tjetrin teksa janë përballur plot 14 herë midis tyre. Padyshim që bilanci flet për 4-herë kampionët e botës, por gjermanët kanë vuajtur jo pak disa herë përballë "Shqiponjave". Të dyja skuadrat luanin në grupin e 9 për kualifikimin në Kupën e Botës "Francë 1998".

Gjermanët kishin rreshtuar armatën më të mirë me Oliver Kahn, Jurgen Kohler, Andreas Moller, Oliver Bierhoff, Jurgen Klinsmann etj. Vetëm një vit më parë Gjermania ishte kurorëzuar kampione e Europës. Por Shqipëria, pavarësisht 0 shanseve për pjesëmarrje në botëror ishte e vendosur t'ua vështirësonte jetën "Die Mannschaft".

Trajneri i ndjerë Medin Zhega kishte zgjedhur 11-shen më të mirë që duhej t'u rezistonin gjermanëve të frikshëm. Bushi, Tare, Vata, Strakosha, Kola, Shulku, Fakaj, Tole, Haxhi, Halili dhe Xhumba luajtën si të barabartë me djemtë e Berti Vogts. Në stadiumin e Hannover 96 midis 45.000 të pranishmëve kishin ardhur një mori tifozësh shqiptarë për t'u dhënë zemër lojtarëve. Brenda 45 minutave u shënuan 7 gola.

Shqipërisë i buzëqesh fati që në fillim kur gabimisht mbrojtësi Jurgen Kohler dërgoi në portën e mbrojtur nga "Der Titan". Gjermanët barazuan pas 9 minutash kur Thomas Helmer goditi saktë topin me kokë. "Specalisti i goditjes me kokë" Bierhoff dyfishon shifrat pas mori një kros perfekt nga Andreas Moller. Por ndeshja kishte ende minuta për t'u parë.

Igli Tare can midis dy mbrojtësve gjermanë dhe kalon me elegancë topin mbi Kahnin. Gjermanët nuk lëshon fre dhe i kundërpërgjigjen Shqipërisë me Olaf Marchall pas një gafe nga krahu i majtë i mbrojtjes kuqezi. Edhe pse në disavantazh, Shqipëria i shkaktoi Gjermanisë "knockdoënin" e tretë kur kapiteni Rudi Vata gjuan rrafsh me tokën drejt shtyllës së dytë.

"Panzerat"po vinin në rrezik kualifikimin direkt, pasi Ukraina e Shevchenkos po trysnonte nga vendi i dytë. Ndeshja po ndiqej në Tiranë me padurim. Në momentet e fundit të lojës, në gjithë kryeqytetin transmetimi i energjisë elektrike u ndërpre papritur. Në sheshin "Skënderbej" tifozët nisën festën e një rezultati që kishte përmasa të një ngjarjeje historike. Por në Hannover kishin mbetur ende sekonda loje për t'u zhvilluar.

Të pushtuar nga deliri dhe të mposhtur nga lodhja, Shqipëria prishi festën kur Bierhoff vulosi përfundimisht kualifikimin dhe fitoren pasi dërgon me saktësi topin në rrjetë për herë të dytë. Pas rivënies në punë të furnizimit të energjisë elektrike, gëzimi u kthye në pikëllim.  Shqipëria humbi me dinjitet, por duke e torturuar për 90 minuta bishën gjermane. Shfryrja e Medin Zhegës pas golit të 4-t ka mbetur si imazh i zhgënjimit të një humbje të papranueshme. Tekniku gjerman Vogts deklaroi para takimit se kishte humbur gjumin nga ankthi i madh.

Edhe pse një skuadër jo me emra të njohur, Shqipëria kapërceu frikën nga shkatërrimi i vendit dhe tregoi se kurajoja dhe motivimi mund të thyejnë dhe kundërshtarë shumë herë më të fuqishëm. Pavarësisht peshës dhe prestigjit, kuqezinjtë e kanë merituar shumë herë një fitore epike me Gjermaninë. /Newsport.al/

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga