
Kthimi nga Barcelona i Flamurtarit, do të shënonte një pikë kthese në atë që në atë kohë quhej si "shfaqet e huaja mikroborgjeze". Flamurtari u lejua të luante në fushën e lojës me unifromat e Barcelonës, dhe kjo mund të jetë hera e parë dhe e vetme që një ekip shqiptar luan në fushën me fanellat që si përkiste ekipit, aq më tepër uniformat e një ekipi të huaj. Por Flamurtari i atij sezoni të shkëlqyer i meritonte të gjitha. Një ekip brilant me super lojtar të kalibrit ndërkombëtar që e bën Barcelonën të dridhej në Vlorë, por edhe në "Camp Nou", 1-1 dhe 0-0.
Një skuadër që kishte në përbërje emra si Sokol Kushta, Rrapo Taho, Vasil Ruci etj, dhe që në Shqipëri nuk njihte kundërshtar. Flamurtari arriti të fitonte ndeshjen ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-1, një ndeshje që ishte e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në atë ndeshje skuadra vlonjate mbante veshur fanellën e Barcelonës dhe në kampionatin tonë ishte me të vërtetë si skuadra e Barcelonës për nga loja që zhvillonte.