Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

DOSSIER/ Halit Laçej, portieri dhe arbitri shkodran që la gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
DOSSIER/ Halit Laçej, portieri dhe arbitri shkodran që la

Dje (e diel) është promovuar dokumentari për ish-futbollistin e njohur të Vllaznisë, Halit Laçej.

Dokumentari ishte një realizim i gazetarit Dëfrim Methasani, i cili me ndihmën e bashkëkohësve të Laçejt, si Miço Papadhopulli, Xhahvit Fagu, Muhamet Sokoli, Remzi Bulku, Gazsper Marku etj, ka treguar për veprimtarinë e ish-portierit shkodran.

Në promovimin e dokumentarit ka patur edhe figura të njohura, si ish-futbollisti i njohur, Miço Papadhopuli, drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi, apo dhe Prof.Dr Përparim Kabo, të cilët kanë vlersuar Methasanin për dokumentarin.

Po kush ishte Halit Laçej?

I lindur në Shkodër në tetor të vitit 1917, ka nisur të merret që herët me futboll dhe në vitet 1932-34 aktivizohet me shokët në ekipet e lagjeve të ndryshme të këtij qyteti.

Më të mirët e skuadrave të lagjeve, u inkuadruan në shoqërinë "Bashkimi Sportiv Shkodran" ku luan si portier. Kjo skuadër më vonë do të merrte sërish emrin Vllaznia.

Duke luajtur me këtë ekip përkrah emrave të tillë si Muc Koxhja, Ahmet Nuti, Bimo Fakja, Ernest Halepjani, Met Vasija etj, Haliti spikat me paraqitjet e tij. Merr pjesë edhe në disa ndeshje ndërkombëtare që ekipi shkodran zhvillon në ato vite me ekipe të ndryshme të Malit të Zi dhe Kosovës.

Në vitin 1937 huazohet tek "Bardhyli" i Lezhës me të cilin shpallet kampion në Kategorinë e Dytë. Rikthehet sërish tek Vllaznia me të cilën luan deri në vitin 1940 dhe më pas, kalon bashkë me familjen e tij në Tiranë duke u inkuadruar në rradhët e ekipit me të njëjtin emër. Futbollin do ta ushtronte deri në vitin 1947.

Por karriera e tij sportive nuk do mbyllej këtu sepse në vitet 1950 deri më 1965 do të ushtronte detyrën e arbitrit të futbollit duke qenë një emër i njohur në futbollin shqiptar përkrah emrave të tillë si Besim Hamdiu, Sami Kotherja, Hysen Hysenaj etj.

Halit Laçej është ndarë nga jeta më 20 nëntor të vitit 1998 në moshën 81 vjeçare duke lënë pas një emër shumë të madh si në futbollin e luajtur ashtu edhe në arbitrim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga